Komuna jep informacione për projektet që i financon
Gjakovë- Me qëllim të informimit të drejt dhe me kohë të të gjithë banorëve të komunës së Gjakovës, për projektet të cilat në forma të ndryshme i mbështet Kuvendi Komunal, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka pasur një kërkesë për dy drejtori.
Ajo ka kërkuar nga Drejtoria komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural si dhe nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik të organizojnë takime me grupe të ndryshme të interesit në mënyrë që të gjithë banorët në mënyrë të barabartë të kenë informacione për mënyrën e aplikimit për projekte të ndryshme, siç është projekti aktual i serave, si dhe projektet të tjera.
Pos kësaj përmes takimeve në teren, znj. Kusari Lila ka kërkuar që udhëheqësit e drejtorive komunale në mënyrë të drejtpërdrejt të njoftohen edhe me problemet dhe kërkesat e qytetarëve, me theks të posaçëm në pikat neuralgjike të komunës, përkatësisht në vendet ku ka vërshime e probleme të tjera./radiogjakova/