.
Published On: Tue, May 13th, 2014

Sqaron Komuna: Dita e Dëshmorëve është më 17 maj

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Me një miratim të përbërjes së kaluar të asamblesë komunale në Gjakovë, qeveria e mëparshme kishte marrë vendim për ndërrimin e datës së shënimit të ditës së dëshmorëve të komunës së Gjakovës, nga 14 maj si ishte më parë në datën 17 maj.

Një vendim i tillë është marr nga fakti se dita e dëshmorëve ka korresponduar me ditën e kremtimit të festës së Shëngjergjit e cila  shënohet në kodrën e Çabratit, ku ka rënë edhe pjesa më e madhe e dëshmorëve të komunës sonë.

Nisur nga kjo, drejtoresha e drejtorisë komunale për arsim në Gjakovë, Diana Qarkagjia për Radio Gjakovën ka thënë se 14 maji është dite pune për të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës si dhe për entet e institucionet tjera./radiogjakova/