Koncerti nga “Tito & Tarantulla” në Gjakovë

Kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i njërit prej koncerteve më të mëdha që janë mbajtur në qytetin e Gjakovës. Sonte me fillim prej orës 20.30, në pallatin e sportive “Shani Nushi”, do të përformojë njëri prej rok grupeve më të njohura botërore, “Tito and Tarantulla”, ndërsa mysafir do të jenë edhe grupet e artistët vendor si “Funky Guru“, Flaka Krelani, Florent Abrashi dhe Vesa Smolica.
Në një konferencë të mbajtur sot, organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë gjithçka është bërë gati dhe presin që mbarëvajtja e koncertit dhe performances së artistëve të jetë në nivel të shkëlqyeshëm. Gentiana Gola nga këshilli organizativ, ka thënë se kompania “Modus” si organizatore e këtij evenimenti ka vendosur që aktivitetin ta sjellë në Gjakovë, për të ndikuar kështu në ringjalljen kulturore të kësaj komune.
Ajo ka thënë se në këtë eveniment pritet pjesmarrje e gjërë e adhuruesve të muzkiës nga të gjitha qytetet e Kosovës. Ndryshe, “Tito and Tarantula” është grup që performon zhanrin muzikor Chickano Hard Rock & Blues-Latin Rock, ndërsa vijnë nga Kalifornia.
Grupi Tito and tarantula për publikun kosovar njihet për pjesëmarrjen në filmin “Nga muzgu në Agim”, në të cilin rolet kryesore i kanë aktorët e njohur Salma Hayek, George Cloney dhe Quentin Tarantino si dhe në filmin “Desperados” me protagonistin kryesor Antonio Banderas.










