.
Published On: Mon, Aug 4th, 2014

Manjola: Ja pse zgjodha Xenin

Share This
Tags

xeni-manjolaArtistja e njohur nga Shqipëria, Manjola Nallbani ka rrëfyer pse kishte vendosur t’i bënte një ftesë Shkëlzen Jetishit për këngën më të re “Unë do të dua” edhe pse kompozitori i këngës Flori Mumajesi kishte paraparë që ajo ta këndonte solo.

“Fillimisht kënga u krijua nga Flori Mumajesi për mua. Për shkak të strukturës së këngës, mendova se do të ishte më interesante në formë dueti dhe natyrisht, për shkak të tekstit, s’mund ta këndoja me një grua (qesh). Duhej gjetur një partner që të na shkonte vokali dhe personaliteti artistik, kështu menduam se Shkëlzen Jetishi që është një këngëtar mjaft i dashur i muzikës popullore do të ishte kombinim i mirë dhe në fakt ashtu rezultoi”, është shprehur Nallbani për “Balkan Web”.

Manjola është shumë e kënaqur nga reagimi i publikut, duke thënë se kënga është mirëpritur shumë mirë. Ndërsa shprehet se edhe videoklipi është plot jetë dhe pamjet janë në të njëjtën linjë me tekstin.

“Për momentin jam shumë e kënaqur nga reagimi i njerëzve, si nga komentet në “Facebook”, ashtu edhe nga shikuesit në “YouTube” apo në komunikim me mua. Janë të kënaqur me këngën sepse ajo është ritmike, e këndueshme nga çdokush dhe ka atmosferë ballkanike. Videoklipi është plot jetë e ka shumë dritë dhe pamjet janë në përshtatje të plotë me tekstin e muzikën. Sigurisht që edhe kombinimi i zërave mes meje dhe Xenit ka qenë interesant”, ka deklaruar ajo./radiogjakova/