.
Published On: Fri, Aug 22nd, 2014

Nuk ndërtohet ura edhe 1 vit pas shembjes, ajo e improvizuara e rrezikshme

Share This
Tags

uraKa një vit e gjysmë, që kur ura mbi lumin “Drini i Bardh”, në fshatin Rakovinë, u shemb nga reshjet e mëdha,të cilat vërshuan këtë rajon, në mars të vitit të kaluar. Edhe pse në shkurt të këtij viti, punimet për rikonstruktimin e kësaj ure kanë filluar, ato ende nuk kanë përfunduar.

Që nga ajo kohë, qytetarët e Kosovës, lëvizin mbi një urë tjetër të improvizuar, afër asaj të vjetrës. Megjithëkëtë, edhe pse atyre iu mundësua një gjë e tillë, ata mbeten të pakënaqur, për shkak të rrugës së rrezikshme ku është e ndërtuar kjo urrë. Ata madje thonë se në këtë pjesë, ka pasur mjaftëaksidente.

Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës, thonë se rikonstruktimi i urës së vjetër është vonuar për shkak të mungesës së kompanive gjatë shpalljes së tenderit.Lah Nitaj, këshilltarë në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se tenderi për këtë projekt ishte hapur katër herë, pasiqë ka qenë mungesa e kompanive dhe sipas tij, kjo bëri që ura të mos rekonstruktohet.

Ndërsa, Rron Et`hemi, menaxher i kompanisë kontraktues“Arda Rei”, tha për KosovaPress serekonstruktimi i urës, parashihet të përfundojë para sezonit vjeshtorë të këtij viti dhe shpenzimet për këtë projekt, arrijnë deri në 200 mijë euro.

Por, qytetarët vlerësojnë se qeveria nuk ka pasur interesim për ta ndërtuar këtë urë. Mujë Meka, tregon për KosovaPress, se para pak ditësh në atë rrugë ndodhi një aksident dhe se aty shumë makina janë shkatërruar.

Edhe Ali Sejda, banor i fshatit Rakovinë, i cili kalon shumë shpesh përgjatë asaj rruge, thotë se rruga është mjaft e rrezikshme, dhe se për ndërtimin e kësaj rruge, kanë bërë kërkesa shumë shpesh.

Përveç rrezikshmërisë së madhe, Rrustem Brahimi, thotë se udhëtarëve i duhet të presin në rend për të kaluar mbi atë urë, pasiqë ajo urë është shumë e ngushtë.

Se në këtë rrugë ndodhin aksidente e ka konfirmuar edhe policia e trafikut rajonal në Gjakovë. Sipas tyre, në polici janë raportuar 3 aksidente, njëra me lëndime të lehta dhe dy të tjera me dëme materiale. Por sipas tyre ka pasur aksidente të cilat nuk janë raportuar fare. /Kosovapress/