.
Published On: Fri, Aug 22nd, 2014

QKMF-ja do jetë gati për 15 ditë

Share This
Tags

qkmf-gjakoveRenovimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, për të cilin është zhvilluar një debat i gjerë, po pritet me interesim të madh të qytetarëve të komunës sonë. Si jemi njoftuar nga Ali Tafarshiku, shef i kabinetit të kryetares së komunës, Mimoza Kusari-Lila, dinamika e realizmit të punimeve në këtë kantier punues po ecën sipas  parashikimeve, ndërkohë që deri më tash janë realizuar rreth 85 për qind e punimeve të planifikuara.

Deri me tash, pos investimeve të tjera, aktualisht për ngjyrosjen e këtij objekti janë investuar rreth 2 mijë euro, për vendosjen e mermerit rreth 400 euro, ndërkohë që vendosja e plafonit të lëshuar ka kushtuar 4 mijë e 200 euro.

Në anën tjetër ka mbetur për të kryer realizimin e punimeve në sektorin e stomatologjisë i cili ndodhet në etazhin e parë të këtij objekti të mjekësisë parësore në komunën tonë, për çka tashmë është përzgjedhur kompania përkatëse. Ndryshe, marrë në tërësi, sipas Tafarshikut, për përfundimin e punimeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, nevojiten edhe 15 ditë pune./radiogjakova/