.
Published On: Tue, Aug 26th, 2014

Në 2015-ën mbi 2 milionë euro për shëndetësinë

Share This
Tags

mjeket-Bazuar në Qarkoren Buxhetore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për komunat e Kosovës, përkatësisht Kornizën Afatmesme Buxhetore, buxheti i komunës së Gjakovës dedikuar Shëndetësisë Primare për vitin e ardhshëm 2015 do të jetë mbi 2 milion e 235 mijë e 500 euro.

Ky është granti i paraparë i qeverisë për këtë qëllim i cili është bazuar në formulën e numrit të vizitave, përkatësisht të shërbimeve për kokë banori si dhe në koston mesatare për një vizite, përkatësisht një shërbimi.

Kështu, kriteret e aprovuara nga Komisioni i granteve, gjatë përpilimit të këtij buxheti, kanë qenë 2.5 vizita për kokë të banorit me një kosto prej 4 euro për një vizitë si dhe 3.5 shërbime për kokë banori me një kosto prej 3.9 euro për çdo shërbim./radiogjakova/