Qytetarët të shqetësuar nga motorrët
Dukuria e lëvizjeve me motor është shpeshtuar dukshëm gjatë ditëve të kësaj vere, duke sjellë kështu shqetësim për qytetarët por mbi të gjitha rrezik për jetën e vet drejtuesve të këtyre mjeteve e kalimtarëve të rastit.
Qytetarët ankohen se lëvizje të shpeshta, të zhurmshme e të pakontrolluara të motorëve zhvillohen gjatë tërë ditës dhe atë pikërisht nëpër rrugët kryesore të qytetit, por edhe gjatë natës nëpër rrugët periferike. Sipas qytetarëve pjesën kryesore të fajit e ka policia, që po i lejon e nuk po i ndëshkon këta motoristë të pa ndërgjegjshëm.
Por, nga ana tjetër në stacionin policor të Gjakovës thonë se policia në vazhdimësi përkujdeset pikërisht për këtë çështje, duke i gjobitur e madje edhe duke ju konfiskuar motorët. Megjithatë, ata shtojnë se e kanë të pamundur ta kontrollojnë tërë territorit e Gjakovës, pasi ka shumë rrugë e rrugica, e pak policë. /radiogjakova/










