.
Published On: Wed, Aug 27th, 2014

Shkolla “Yll Morina” do fillojë mësimin në tetor

Share This
Tags

shkolla-yll-morinaNë mbledhjen e fundit të Këshillit për Siguri në bashkësi, Diana Qarkaxhija, drejtore e Drejtorisë së Arsimit ka pohuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor 2014/2015, duke u nisur që nga infrastruktura, plotësimi i kuadrit arsimor si dhe sigurimi i transportit për rreth 900 nxënës.

Shkolla “Yll Morina”, për shkak të intervenimeve shtesë në rregullimin e hapësirës brenda në objekt, do të nisë procesin mësimor në muajin tetor. Mirëpo, që nxënësit të mos mbeten në pritje mësimin përkohësisht do ta vijojnë në shkollat “Fehmi Agani” dhe “Mazllum Këpuska”./radiogjakova/