.
Published On: Thu, Aug 28th, 2014

Kusari-Lila pret në një takim zv/ambasadorin e Gjermanisë

Share This
Tags

mimoza-kieslerKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Matias Kiesler. Në këtë takim shumë të ngrohtë dhe miqësor është biseduar mbi gjendjen dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik, si dhe ndërtimin e infrastrukturës bashkëkohore.

Duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, Kusari-Lila e ka njoftuar të ngarkuarin me mision në ambasadën gjermane, z. Kiesler, mbi sfidat e qeverisjes tetë mujore në pushtetin lokal. Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e deritanishme dhe në perspektivë të ambasadës gjermane për Komunën e Gjakovës, kryetarja e Gjakovës ka potencuar edhe angazhimin e qeverisë gjermane për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza si dhe për Ngrohtoren e Qytetit.

Në këtë takim me fokusim të gjerë të zhvillimit ekonomik komunal janë potencuar edhe mundësi dhe lehtësira tjera që krijohen nga institucioni i Komunës dhe është vlerësuar edhe agjencia GIZ për kontributin e dhënë në vazhdimësi.

Zëvendësambasadori Matias Keisler është shprehur më se i kënaqur për lehtësirat që po krijohen për investime nga Komuna e Gjakovës dhe si një ndër angazhimet aktuale të shtetit të cilën e përfaqëson, Gjermaninë, ka përmendur impiantin e ujërave të zeza në Gjakovë dhe në Prizren si dhe studimin e fizibilitetit për Ngrohtoren e Qytetit.

Po ashtu, nga z.Keisler është vënë në spikamë edhe angazhimi për trajnime profesionale të të rinjve, ku në këtë kontest ka përmendur edhe kontributin në vazhdimësi të agjensisë GIZ. Nga bashkëbiseduesit bashkarisht është konstatuar se shihen mundësi shumë të mira për bashkëpunim  në dobi të zhvillimit lokal të Gjakovës.