Rreth 20 mijë nxënës fillojnë vitin e ri shkollorë
Të hënën (sot) si në gjithë Kosovën edhe në komunën e Gjakovës filloi viti i ri shkollorë. Dyerve të shkollave fillore dhe të mesme ja mësyn rreth 20 mijë nxënës, në mesin e të cilëve edhe 1 mijë e 200 nxënës fillestarë, numri i të cilëve shënon një rënie të vogël krahasuar me vitin e kaluar shkollorë.
Nga numri i përgjithshëm i nxënësve rreth 5 mijë do t’i vijojnë mësimet në 6 qendra të mesme shkollore në profile të ndryshme profesionale. Në drejtorinë komunale të Arsimit, pohojnë se përgatitjeve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollorë i kanë paraprirë punimet në përmirësimin e infrastrukturës në shumë objekte shkollore, pastaj përzgjedhja e kuadrit të nevojshëm si dhe aftësimi profesional i mësimdhënësve.
Punimet rreth renovimit dhe përmirësimit të infrastrukturës shkollore janë zhvilluar në 3 objekte shkollore. Aktualisht ende është duke u punuar në shkollën fillore “Yll Morina”, nxënësit e të cilës për një muaj do të dislokohen në shkollat “Fehmi Agani” dhe “Mazllom Këpuska”.
Ndryshe, për përcjelljen e njohurive të reja tek nxënësit sivjet do të përkujdeset kuadri i përzgjedhur profesional prej rreth 1 mijë e 500 profesorëve, arsimtarëve, mësuesve dhe stafi përkatës menaxherues. Ndërkaq, Ministria e Arsimit edhe këtë vit ka siguruar falas tekstet shkollore për nxënësit e shkollave nëntëvjeçare./radiogjakova/










