Dhurohet malli i konfiskuar nga shitësit ambulant
Komuna e Gjakovës ka shpërndarë për familjet e varfra tërë mallin, gjegjësisht produktet bujqësore që ditëve të fundit u janë konfiskuar shitësve ambulator.
Shpërndarjen e këtij malli e ka bërë inspektorati komunal, të cilët më herët e kanë bërë edhe konfiskimin e tij. Sipas tyre me këtë veprim po lirohen hapësirat publike dhe trotuaret në qytetin e Gjakovës, por në të njëjtën kohë edhe po sigurohet një sasi e caktuar e ushqimit për familjet nevojtare.
E ndonëse në sasi të limituara, shpërndarja e këtyre ushqimeve është pritur shumë mirë nga përfituesit, pasi sipas tyre me këtë sasi e kanë siguruar të paktën për disa ditë ushqimin familjar.
Megjithatë, inspektorët kanë apeluar tek kultivuesit e produkteve bujqësore dhe te shitësit e tyre që të mos e vazhdojnë shitjen në ambientet publike, sepse konfiskimi i mallrave do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme./radiogjakova/










