.
Published On: Thu, Sep 4th, 2014

“Kolonel Zogu” drejt Korçës

Share This
Tags

kolonel-zoguTeatri profesionist i Gjakovës me shfaqjen “Kolonel Zogu” të Hristo Bojçevit dhe regji të Erson Zymberit, këtë muaj, përkatësisht me 14 shtator  do të hap Festivalin Mbarëkombëtar të  Komedisë “Aleko Prodani” që mbahet në Korçë.

Sipas Edi Kastratit, drejtor i teatrit të Gjakovës, ky festival që mban emrin e aktorit të njohur Aleko Prodani, do të sjellë në konkurrim trupa shqiptare jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Maqedonia dhe Kosova, ndërkohë që pjesëmarrja e trupës nga Gjakova është edhe një mirënjohje për punën profesionale të aktorëve gjakovarë.

Sipas Kastratit një juri profesionistësh do të vlerësojë shfaqjet më të mira, ndërsa të gjitha çmimet e festivalit që pritet të zhvillohet në skenën e teatrit të Korçës do të mbajnë emrin e aktorit të njohur të teatrit dhe humorit Aleko Prodani.

Ndryshe në shfaqjen “Kolonel Zogu” e cila përshkruhet me skena sa komike aq edhe tragjike nga Lufta e dytë botërore, luajnë: Ylber Bardhi, Bujar Ahmeti, Edmond Hafizademi, Myrvete Kurtishi, Valon Pallaska, Ylber Mehmeti dhe Altina Kusari. Skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli ndërsa muzikën Ard Islami. Ky festival pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik për teatrin e Gjakovës por edhe për teatrin “Anton  Zako Çajupi” në Korçë./radiogjakova/