.
Published On: Thu, Sep 4th, 2014

Komuna reagon ndaj deklaratës së VV-së

Share This
Tags

komuna-gjkKomuna e Gjakovës ka reaguar ndaj deklaratës së Vetëvendosjes e cila pati vërejtje rreth konkursit të mësimdhënësve që sipas VV-së le hapësira për manipulime. Më poshtë keni deklaratën e plotë të Komunës së Gjakovës.

Komuna e Gjakovës është angazhuar që të rrisë transparencën në të gjitha shërbimet komunale, e në këtë rast edhe në konkurset e shpallura nga Drejtoria e Arsimit. Është hera e parë që gjatë intervistimit të kandidatëve prezent janë edhe përfaqësuesit e partive politike, shoqërisë civile, mediave, këshillit të prindërve  dhe të mësimdhënësve si dhe qytetarët tjerë të interesuar.

Kujtojmë se përpilimi i testeve është realizuar nga profesionistë, dhe se pyetjet e testeve kanë qenë profesionale që tregojnë nivelin e arsimimit të çdo kandidati, dhe se çdo kandidati i lejohet qasja në testin e tij, dhe se nëse konsideron se ka shkelje dhe se procesi nuk ka ecur mirë, ka të drejtë ankese. Gjithashtu, edhe gjatë vlerësimit të testeve me shkrim, çdokush ka të drejtë të  monitorojë dhe të vlerësojë, por jo të japin vlerësime për kandidatët tjerë, sepse këtë e bën vetëm komisioni vlerësues.

Për informatë të qytetarëve, njoftojmë se gjatë intervistave të kandidatëve prezent janë edhe drejtorët e shkollave përkatëse, këshillat e prindërve, shoqëria civile, mediat, dhe se po ashtu i tërë procesi është duke u monitoruar rregullisht nga monitoruesit e KDI-së. Komuna e Gjakovës i sqaron edhe asambleistit të Vetëvendosjes, se nuk mund të vijnë në përfundim të vlerësimeve përderisa procesi është ende në vazhdim.

Po ashtu, asambleistit të VV-së, si monitorues, se duhet të monitorojë edhe trajtesën e ankesave. Për sa i përket kodimit të testeve, edhe pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, megjithatë nuk ka mundësi manipulimi, pasi që çdo kandidati i lejohet qasja në testin e tij. Përkundër disa vonesave në shpalljen e konkurseve, ne mbesim të kënaqur që kemi arritur të instalojmë frymën transparente, duke i dhënë mundësi edhe asambleistit të VV-së që gjatë intervistave të monitorojë procesin.