.
Published On: Thu, Sep 4th, 2014

“Radoniqi” vlerësohet për përformancën

Share This
Tags

radoniqi-liqenKompania rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” është shpallur si kompania me performancën më të mirë në Republikën e Kosovës. Këtë vlerësim e ka bërë Zyra e Rregullatorit për ujë dhe kanalizim pranë Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq lidhur me këtë çmim që ka gëzuar dhe motivuar akoma më tepër  punonjësit e “Radoniqit”, është mbajtur një konferencë për gazetarë, ku drejtori I KRU Radoniqi Ismet Ahmeti theksoi se kjo arritje është bërë në saje të kontributit të gjithë punëtorëve dhe stafit drejtues,  të cilët kanë punuar 24 orë për furnizim të bollshëm me ujë cilësorë duke zvogëluar humbjet dhe shtuar inkasimin./radiogjakova/