.
Published On: Tue, Sep 9th, 2014

Mblidhet Komiteti për Komunitete

Share This
Tags

komuna-gjkKomiteti për Komunitete ka mbajt mbledhjen e pestë në të cilën janë diskutuar disa pika me interes për komunitetin e komunës së Gjakovës. Duke pasur parasysh se viti shkollor 2014/2015 sapo ka filluar, në këtë takim është diskutuar mbi ecurinë dhe vijueshmërinë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, ndërsa është arritur në përfundim që në mbledhjen e ardhshme nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim të sillet një raport detal.

Në këtë drejtim, ajo që vlen për t’u theksuar është konstatimi se në komunën e Gjakovës nuk ka paralele etnikisht të ndara. Sa i përket gjendjes aktuale të Qendrës në lagjen “Ali Ibra”, nga Armend Behluli, udhëheqës i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim është bërë e ditur se pas marrëveshjes së nënshkruar nga Komuna e Gjakovës dhe “Caritasi” i Kosovës, në këtë qendër të komuniteteve kanë nisur punimet në renovimin e saj dhe që pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

Nga anëtarët e Komitetit për Komunitete është diskutuar edhe për gjendjen socio-ekonomike të pesë familjeve të komunitetit rom dhe ashkali në fshatin Neticë, që është vlerësuar si e rëndë. Po ashtu është diskutuar edhe për projekte tjera në nevojë për komunitetin./radiogjakova/