.
Published On: Mon, Sep 22nd, 2014

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike

Share This
Tags

tregu-gjelberNë kuadër të përpjekjeve për të penguar veprimet e paligjshme, të cilat shkojnë dëme në funksionimin si duhet te veprimtarive të ndryshme, punonjësit e Drejtorisë  komunale për Punë Inspektuese në Gjakovë, që nga fillimi muajit shtator në vazhdimësi gjendën në teren për të realizuar kështu detyrat e parashtruara.

Në këtë drejtim, Mentor Sylmetaj, drejtor, për Radio Gjakovën ka thënë se në stinën që gjendemi, janë shtuar dukshëm shitësit ambulant, dhe aksioni i drejtorisë së Inspeksionit ka qenë i orientuar drejt lirimit të hapësirave të uzurpuara publike, përkatësisht trotuareve.

Lidhur me këtë, pas vërejtjeve të njëpasnjëshme, janë konfiskuar rreth 500 kilogram pemë e perime, kryesisht, domate, speca, kunguj, shalqinj, e të tjera. Pos kësaj gjatë muajit shtator, është organizuar edhe një aksion në parandalimin e peshkimit ilegal, gjatë cilit janë konfiskuar rreth 700 metra katror rrjete të peshkimit.

Drejtori i Inspeksionit Sylmetaj, ka veçuar edhe problemin e qeneve endacak. Sipas tij duke u nisur nga fakti se është ndaluar asgjësimi i tyre, komuna ka planifikuar ndërtimin e strehimores përkatëse me një kapacitet për rreth 600 qenë. Në ndërkohë deri në ndërtimin e kësaj strehimore, komuna e Gjakovës, ka arritur një marrëveshje me strehimoren në Nagavc të Rahovecit për vendosjen e 100 qenve nga komuna e Gjakovës./radiogjakova/