.
Published On: Wed, Sep 24th, 2014

Komuna mbështet Policinë

Share This
Tags

komuna-gjkKomuna e Gjakovës ka shprehur gatishmëri dhe interesim të shtuar për ta ndihmuar policinë e Kosovës, që deri me 1 janar të vitit 2015 ta kryej me sukses dhe në tërësi themelimin e drejtorisë rajonale në Gjakovë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari–Lila e cila ka thënë se qeverisja lokale me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e veta është vënë në shërbim të këtij projekti. Ajo këtë ua ka bërë të ditur edhe nënkolonelit Ahmet Hasi si koordinator i këtij projekti, por edhe drejtorit të policisë Shpend Maxhuni dhe ministrit të Punëve të brendshme Bajram Rexhepi.

Për realizimin e këtij projekti, komuna do të ndihmojë konkretisht me gjetjen e hapësirave dhe zyrave të nevojshme dhe për këtë u ka ofruar në dispozicion edhe një pjesë të kontejnerëve që aktualisht gjenden në Aeroportin e Gjakovës. Bashkë me këtë, drejtoria e re e policisë do ta ketë në bashkëshërbim edhe objektin ku aktualisht gjendet policia kufitare.

Përveç kësaj, kryetarja Kusari–Lila ka thënë se komuna do të jetë e gatshme të ofrojë edhe ndihmë tjetër logjistike, qoftë nga buxheti komunal, qoftë nga afërsia dhe gjetja e donatorëve, varësisht edhe prej kërkesës dhe nevojave që do të ketë policia./radiogjakova/