Komuna, borxhe edhe 2.7 milionë euro
Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës është shqyrtuar informata financiare për periudhën Janar – Gusht të këtij viti të cilën e ka paraqitur drejtori i Drejtorisë komunale për Buxhet e Financa Teki Shala.
Ai fillimisht ka theksuar se në buxhetin komunal të Gjakovës, nga granti qeveritarë për këtë periudhë në arkën e komunës është derdhur shuma prej12 milion e 281 mijë e 779 euro. Ndërkohë, sipas Shalës, nga mjete vetjake të komunës janë grumbulluar 1 milion e 849 mijë euro, ndërsa janë alokuar 1 milion e 587 mijë e 300 euro.
Pos raportit lidhur me të hyrat vetanake, Shala anëtarët e Bordit të Drejtorëve i ka njoftuar edhe për borxhin e qeverisë së kaluar lokale dhe për shumën e paguar deri me datë 31 gusht.
Sipas tij, aktualisht komuna ka borxh shumën prej 2 milion 767 mijë e 626 euro, i cili është borxh i mbetur, përkatësisht i trashëguar, ndërkohë që deri më tash ka arritur të paguaj afro 2 milion e 815 mijë euro. /radiogjakova/










