.
Published On: Tue, Sep 30th, 2014

Kujdes nga delet me sëmundjen “Gjuha e kaltër”

Share This
Tags

dele-semundjeeNë vigjilje të festës së Kurban Bajramit, festë në të cilën zakonisht bëhet therja e qengjave për kurban, veterinerët e komunës së Gjakovës bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë blerjes së qengjave për shkak të përhapjes tek këto kafshë të sëmundjes “Gjuha e kaltërt”.

Sipas veterinerëve, qytetarët duhet t’i verifikojnë mirë delet apo qengjat para se t’i blejnë ato, ose nëse vet nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë verifikim të kërkojnë ndihmë nga ndonjë veteriner apo njohës i kafshëve. Sipas tyre, delet që kanë këtë sëmundje, mund ta mbajnë kokën poshtë dhe gjuhën jashtë, gjithashtu ato mund të kenë edhe çalime.

E në mënyrë që qytetarët të jenë më të sigurt gjatë blerjes së deleve dhe qengjave për kurban, në drejtorinë e inspeksionit kanë bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve të gjithë inspektorët, veçmas ata të drejtimit përkatës do të jenë prezent në të gjitha tregjet ku do të tregtohen kafshët për kurban.

Sipas tyre, më të hasur në ndonjë kafshë të sëmurë, menjëherë do të bëhet largimi i tyre nga tregu dhe në treg do të lejohen vetëm kafshët e shëndosha./radiogjakova/