.
Published On: Wed, Oct 1st, 2014

Aprovohet buxheti i komunës së Gjakovës

Share This
Tags

asambleja-efektMe 20 vota pro dhe 12 kundër është aprovuar Draft Buxheti Financiar i komunës së Gjakovës për vitin 2015. Si ka theksuar me këte rast, Teki Shala, drejtor i Drejtorisë komunale për Buxhet dhe Financa, bazuar në dy qarkorët e lëshuara nga Ministria e Financave, për vitin ardhshëm është paraparë që nga shuma e tërësishme buxhetore nga Grandi Qeveritar komuna e Gjakovës të përfitoi rreth 17 milion e 243 mijë euro.

Në anën tjetër nga të hyrat vetanake është planifikuar të mblidhen mbi 3 milion euro, gjë e cila bënë që në total, buxheti i komunës së Gjakovës për vitin 2015 të kap shumën prej afro 20 milion e 270 mijë euro. Pjesa më e madhe e këtij buxheti në lartësi prej 12 milion e 400 mijë euro do të harxhohet për paga dhe mëditje, ndërkohë që për shpenzime kapitale është paraparë shuma prej mbi 5 milion e 250 mijë euro.

Në fjalën e saj pas aprovimit të këtij buxheti, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari–Lila ka thënë se me këtë ndarje të buxhetit nuk ka rajone të privilegjuara apo të anashkaluara. Sipas saj, të gjitha rajonet përkatësisht fshatrat dhe  bashkësitë lokale janë të prekshme me buxhetin 2015, duke veçuar faktin se me këtë shumë buxhetore nuk mundë të arrihet të plotësohen të gjitha kërkesat e planifikuara./radiogjakova/