.
Published On: Sat, Oct 18th, 2014

Darka e Lamës mbahet në Gjakovë

Share This
Tags

darka-lames-presidentjaDarka e Lamës sot mbahet në Gjakovë. Në sheshin “Lama e Drithit” pritet të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të vendit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila e organizon këtë Darkë do të jetë në mesditë në Gjakovë, e që bashkë me një tjetër femër, kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, llogaritet të jenë nikoqire të udhëheqësve të institucioneve, partive e shumë të tjerë.

Darka e Lamës edhe vitin e kaluar është organizuar në ambient të hapur, në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, që ka bërë që pjesëmarrës të jenë edhe qytetarë.

Ndryshe nga herët e kaluara, ku kanë qenë vetëm për zyrtarë, të ftuar enkas nga Presidenti, një kohë Ibrahim Rugova e pastaj Fatmir Sejdiu.

Darka e Lamës ndryshe njihet edhe si Dita e Falënderimeve e kryesisht organizohet në përfundimin e të korrave.

Por, Dita e Falënderimeve, vitin e kaluar nga Jahjaga është thënë, se është festë tradicionale e moçme që prej kohës së Dardanëve Ilir, e cila ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njeri tjetrin dhe për të ardhmen e tyre

“Darka e Lamës” ka filluar të shënohet tradicionalisht nga viti 2002, fillimisht nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, për t’u pasuar pastaj nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu, si një traditë e bartur që nga koha e paraardhësve tanë, dardanëve të Ilirisë.