.
Published On: Mon, Oct 27th, 2014

Komuna fillon me legalizimet e objekteve

Share This
Tags

bordi-drejtKomuna e Gjakovës duke filluar nga data 27 Tetor do te filloj me regjistrimin e objekteve pa leje, të cilat do t’i nënshtrohen procesit të legalizimit. Sipas zyrtarëve komunal, të gjithë banorët e Komunës së Gjakovës, në gjithë territorin e komunës, përfshirë zonën rurale dhe urbane, e që kanë ndërtuar objekte pa leje deri me 30 Gusht te vitit 2013, duhet  të paraqiten në Qendrën Informative në Komunën e Gjakovës, çdo ditë pune, ku do të plotësojnë formularin me të dhëna rreth objektit që duan ta legalizojnë.

Regjistrimi në listën për legalizim vlenë edhe për qytetarët që kanë leje ndërtimi, por që kanë ndërhyrë, apo kanë ndërtuar anekse shtesë në raport me lejet. Fletë aplikimet për regjistrim në Regjistër Komunal për të gjitha objektet pa leje ndërtimi mund të sigurohen perms web faqes së Komunës së Gjakovës, në qendrën  informative dhe në hapësirat e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Zyrtarët komunal kanë bërë të ditur se të gjitha objektet që nuk kanë leje ndërtimi dhe që nuk regjistrohen në Regjistrin Komunal, do t’i nështrohen procedurave të rrënimit./radiogjakova/