Amerikanët ndihmojnë nxënësit e “Hajdar Dushit”
Korpusi i Paqes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i formuar në vitin 1961 nga presidenti Kenedi, i cili aktualisht vepron në 67 shtete të ndryshme të botës, që nga ky vit ka nisur veprimtarinë e vetë edhe në Kosovë. Ky korpus ndihmon banorët e shumë shteteve në lëmi të ndryshme si në mbështetje për ekonomi të vogla dhe të mesme, në agrikulturë, në arsim, e të tjera.
Në vitin e parë të qëndrimit të tij në vendin tonë, Korpusi i Paqes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke ndihmuar nxënësit në mësimin e gjuhës angleze në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Stiven Koc, drejtori i këtij korpusi në Kosovë, për Radio Gjakovën ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm edhe qendrat tjera shkollore në Gjakovë, mund të aplikojnë për të pasuar vullnetarët e vetë të gjuhës angleze.
Lidhur me projektin e mësimit të gjuhës në gjimnaz, Charli Warner, aplikues i këtij projekti, ka thënë se ai është i hapur për të gjithë nxënësit e interesuar për të ngritur performancën në fushën e gjuhës angleze, pastaj në marrëdhëniet ndërkombëtare në diplomaci, e të tjera. Natyrisht, pjesëmarrja në këto kurse është pa pagesë./radiogjakova/










