.
Published On: Wed, Oct 29th, 2014

Hoti: Unë po kërkoj të largohem nga Gjakova, lëre më tjerët

Share This
Tags
bislim-hotiKomuniteti rom dhe egjiptas në komunën ne Gjakovës, ka mbajtur një takim me përfaqësues të medieve. Me këtë rast, ish lideri i subjektit politikë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe ish deputeti i parlamentit të Kosovës, Bislim Hoti, aktualisht nënkryetar i kësaj partie e cila rreth veti mbledhë kryesisht pjesëtar të komuniteteve RAE,  ka thënë se qëllimi i këtij takimi është  prezantimi i brengave, lidhur me largimin masovik të pjesëtarëve të komunitetit egjiptian dhe rom nga Kosova, e posaçërisht nga Gjakova.
Sipas tij, gjendja e vështirë ekonomike në Kosovës, më së rëndi ka reflektuar tek komunitetet rom dhe egjiptas, pjesëtarët e të cilave komunitete, sipas tij po migrojnë në masë të madhe. Pos kësaj Hoti është shprehur se largimi i pjesëtarëve të këtyre   komuniteteve e benë të pa mundur liberalizim e vizave për Kosovaret për një kohë tejet të gjatë, ndërkohë që ka thënë se, nëse ai si lider i egjiptianeve, për shkak të kushteve shumë të vështira është i detyruar të kërkoi mundësi për largimin nga Kosova, mund të paramendohet se në çfarë gjendje janë pjesëtarët tjerë të këtij komuniteti./radiogjakova/