RADIO GJAKOVA – 35 VJET ME JU!
Radio Gjakova sot shënon 35 vjetorin e fillimit të punës dhe që nga ajo ditë u shndërrua në një medium të rëndësishëm për informimin me kohë dhe argëtimin e dëgjuesve të saj besnik jo vetëm të komunës së Gjakovës, por edhe të banorëve të komunave për rreth.
Zëri i këtij mediumi shpejtë u bë pjesë e pandarë jo vetëm e familjeve gjakovare. Edhe sot, 35 vjet më pas kujtohet ai gëzim dhe entuziazëm për një fitore pune që vazhdon rrugëtimin deri në ditët e sotme duke u bërë pjesë e identitetit për qytetin e traditës për arsimin, kulturën dhe sportin.
Sot Radio Gjakova falë avancimit të teknologjisë informative, përmes internetit ka arritur të dëgjohet në të gjithë këndet e botës. Për ta shënuar këtë datë, sot nga ora 7 e mëngjesit do të transmetohet program maratonik dhe i drejtpërdrejtë për shijen e të gjitha shtresave të dëgjuesve që do të zgjasë deri të hënën në mëngjes…
Programi i drejtpërdrejtë festiv, dokumentar, kontaktues, muzikor dhe humoristik mban titullin “Në Sofrën e Radio Gjakovës”./radiogjakova/










