.
Published On: Wed, Nov 19th, 2014

AAK: KDI-ja, drejtoria e 13-të e Komunës së Gjakovës

Share This
Tags

aak-reagimDega e AAK-së në Gjakovë ka reaguar për raportin e KDI-së që e nxjerr komunën e Gjakovës të parën në nivel të Kosovës për transparencë. AAK-ja duke ironizuar ka thënë se KDI-ja është aleat i komunës dhe drejtoria e 13-të, pasi me buxhetin e institucionit më të lartë komunal paguhen disa punëtorë të kësaj organizate. Më poshtë deklarata e plotë.

Ditë më parë Komuna e Gjakovës u rendit e para për “Transparencë” nga aleati i saj KDI, ku kjo e fundit për 10 muaj me buxhet të Komunës së Gjakovës i mbulon shpenzimet e 6 punëtorëve të punësuar si monitorues në Kuvendin Komunal të Gjakovës, atëherë si mos të renditet Komuna e Gjakovës e para në mes të gjashtë komunave tjera e jo e para në mes të 38 Komunave të Kosovës.

Kur jemi te vendi i parë i Komunës së Gjakovës për “transparencë” , atëherë po i përmendim me radhe të gjitha ato që kanë ndodhur për 11 muaj të qeverisjes së Kusari-Liles në Administratën Komunale:

– Dy muaj pas marrjes së pushtetit bashkëpunëtoret e Kusari-Lilës u kapen në flagrancë duke marrë mitmarrje ,njëri në postin e drejtorit të Shërbimeve Publike z. Etor Hoxha, dhe kushëriri i Mimozës z. Blerant Lila në pozitën më të re ,zyrtar i Logjistikes, a nuk është kjo “transparencë”.

– Në mënyrë shumë të hapur e krijoj Taks Forcën për Konferencën e Donatorëve ku ky grup nën kryesimin e Kryetares Kusari- Lilës, duku u thirrur në transparencë i avulluan mbi 23,000,00€ dhe duke e parë si sukses këtë atëherë njërën nga anëtarët e grupit emëruan shefe të Kabinetit znj. Hana Hoxha.

– Shembull tjetër i transparencës është edhe rasti i drejtorit për Punë të Përgjithshme Administrative z. Armend Vokshi, i cili e ka të hapur rastin në polici për bashkë vjedhje me djalin e dajës së vetë të një aparati (mikset) të zërimit në sallën e kuvendit dhe po ashtu i akuzuar ditëve të fundit nga mediat qendrore për nepotizëm që ka punësuar të dashurën e vetë në Stacionin e Autobusëve.

– Ditë më parë është hapur konkursi në Bibliotekën e Qytetit për një vend të lirë pune dhe për atë vend është përkujdesur ta uzurpon drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe zhvillim Rural z. Bekim Ermeni për bashkëshorten e tij dhe e ka punësuar,ndërkaq numri i të aplikuarve për këtë pozitë është mbi 35 qytetarë, andaj edhe këtë e quan Kusari Lila “transparencë”

– Sot në Administratën Komunale të Gjakovës janë të punësuar 37 punëtor me kontratë mbi vepër të cilët kanë kaluar çdo afat ligjore dhe janë të punësuar në të gjitha drejtorit mbi bazën e nepotizmit dhe në mesin e tyre ka inspektor të tregut dhe të ndërtimeve pa leje dhe shumica prej tyre edhe pa shkollë të mesme.

– Lëvizja e stafit brenda kabinetit dhe përzgjedhja e dy shefeve të “famshëm ” ka tronditur të gjithë qytetarët ku në mënyrë të hapur u fyen dhe u injoruan dhe u poshtëruan të gjithë aplikuesit që konkuruan për pozitë të Shefit të Zyrës për Informim, ku u emërua znj. Abetare Domi dhe shefe e Prokurimit znj. Albana Bakalli të dyja këto bashkëpunëtore të Kryetares dhe anëtare të partisë së tashmë të zhdukur AKR-së .

KDI-ja e ka humbur kredibilitetin si OJQ e pavarura ku prej 10 muaj qëndron në ambientin e Kuvendit Komunal të Gjakovës edhe arrin me heshta pas gjithë këtyre shkeljeve të procedurave të konkurseve, emërimeve në bazë të nepotizmit të hapur, cilësisë së ultë të shërbimeve administrative, drejtor nën hetime dhe pas gjitha këtyre shkeljeve, KDI e rendit Gjakovën të parën në mes të 6 komunave të Kosovës, atëherë KDI renditet si Drejtoria e 13 në Administratën Komunale të Gjakovës.