.
Published On: Fri, Nov 28th, 2014

Plotësohen vendet në bordet e ndërmarrjeve publike

Share This
Tags

stacioni-Komisionet komunale për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të tri ndërmarrjeve publike, “Ngrohtorja e qytetit”, “Çabrati” dhe “Stacioni i Autobusëve”, e kanë përfunduar punën e tyre, duke përzgjedhur kandidatët, që sipas tyre, i kanë plotësuar të gjithë kriteret e kërkuara për këto pozita.

Në këtë kuadër, komisioni për zgjedhjen e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve“, njofton se janë përzgjedhur për intervistim 15 kandidatë nga numri i tërësishëm i konkurrentëve të paraqitur, dhe, prej tyre janë përzgjedhur kandidatët: Fatmir Berisha, Mahmud Rizvanolli, Florim Salihaj dhe Jeton Deda.

Njëjtë sikurse ky, edhe komisioni për ndërmarrjen “Çabrati” ka përzgjedhur për intervistim 13 kandidatë nga numri i tërësishëm i konkurrentëve të paraqitur dhe prej tyre ka përzgjedhur kandidatët Agon Dobruna, Fisnik Këpuska, Ardita Rizvanolli dhe Dukagjin Bakija.

Ndërkohë, komisioni komunal i caktuar për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të ndërmarrjes “Ngrohtorja e Qytetit”, ka ftuar për intervistim 16 kandidatë, dhe prej tyre si anëtarë të bordit ka përzgjedhur kandidatët: Malush Tullumi, Kujtim Dinarama, Artan Xërxa dhe Ndue Nikaj./radiogjakova/