.
Published On: Mon, Dec 1st, 2014

Komisioni për Emërtimin e Rrugëve e vlerëson të suksesshme punën

Share This
Tags

carshia-gjakova11Pas një pune intensive disa mujore gjatë të cilës janë mbajtur 24 takime zyrtare, Komisioni për Emërtimin e Rrugëve në tërë territorin e komunës së Gjakovës, në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale, ka prezantuar listën me emra të propozuar për emërtimin e rrugëve, parqeve dhe shesheve në komunën tonë.

Në fjalën e tij, kryetari i këtij komisioni, Artan Nimani, ka thënë se gjatë përpilimit të kësaj liste janë shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e përfaqësuesve të Bashkësive Lokale në komunën e Gjakovës.

Sipas Nimanit, një ndërmarrje e tillë  ka qenë një punë  e mundimshme e cila ka kërkuar një përkushtim maksimal, meqë fillimisht ka qenë e domosdoshme  të ketë një gjithë-përfshirje si dhe një harmonizim të të gjitha kërkesave objektive, ndërkohë që e gjithë kjo është dashur të zhvillohet sipas ligjit përkatës duke respektuar të gjitha udhëzimet administrative.

Në anën tjetër, Mahmut Lila nga AKR-ja, anëtarë i komisionit për emërtimin e  rrugëve edhe në legjislacion e kaluar, ka thënë se një punë e madhe në këtë drejtim është bërë në viset rurale të cilat më parë nuk kanë qenë të përfshira në këtë proces. Ndryshe lista e propozuar me disa vërejtje të vogla të prezantuara me këtë rast, është miratuar nga asamblistët e Kuvendit të Komunës së Gjakovës./radiogjakova/