Vlerësime tmerruese për Gjakovën në fushën e arsimit
Gjakova është tronditur sërish nga vlerësimet në fushën e arsimit. Sipas UNICEF-it, Gjakova është nën mesataren e Kosovës sa i përket rezultateve në arsim, ndërsa Komuna menjëherë i ka “shpallur luftë” kësaj dukurie duke premtuar se do të bëjë të pamundurën që gjërat të ndryshojnë.
Po ashtu, shkalla e analfabetzmit nga mosha 19-26 vjeç është më e lartë se sa mesatarja në nivel të Kosovës. Kusari-Lila ka premtuar se ky problem do të ketë një vëmendje të veçantë deri sa të kemi rezultate të ndryshme nga ato të sotmet.
Ndryshe, sipas Luan Golës, kryesues i Kuvendit të Komunës, edhe në raportin e UNDP-së për vitin 2012, është thënë se banorët e komunës së Gjakovës janë të pakënaqur me qasjen dhe cilësinë në arsimin fillor dhe të mesëm në krahasim me mesataren e Kosovës.
Në këtë drejtim Gola ka veçuar edhe pajisjen e dobët të shkollave me kabinete, gjë e cila sipas tij, është pengesë për zhvillimin e mirëfilltë të procesit mësimor./radiogjakova/