Komuna i përgjigjet Vetëvendosjes
Pas akuzave të bëra nga Lëvizja Vetvendosje në Gjakovë për favorizime partiake gjatë emërtimit të bordeve në ndërmarrjet publike në komunën tonë, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
“Është bërë e zakonshme që Komuna e Gjakovës sidomos në muajin e fundit, pas rezultateve të nivelit të transparencës, ku doli e para në nivel vendi, të kemi akuza nga më të ndryshmet prej militantëve të partive opozitare të cilët nga pakënaqësia e rezultateve konkrete të udhëheqësve të tyre, fokusohen gjithnjë për të shuar sukseset e tjetrit.
“Komuna e Gjakovës ka qenë e hapur në procesin për zgjedhjen e Bordit të Drejtorëve për tri Ndërmarrjet Publike të Komunës së Gjakovës, të Stacionit të Autobusëve, Ndërmarrjes Çabrati dhe Ngrohtores së Qytetit. Që nga fillimi i këtij procesi, kanë qenë të publikuara në web-faqe të Komunës dhe në rrjetet sociale, thirrjet për aplikim.
“Në këtë thirrje janë specifikuar edhe kriteret e aplikimit, gjë që lejon çdo qytetarë që i plotëson këto kritere të aplikoj për pozita të caktuara. Në asnjë formë nuk ka pasur ndërhyrje partiake për zgjedhje të kandidatëve dhe i tërë procesi ka vazhduar me procedura të rregullta të testimit dhe intervistimit”, thuhët ndër të tjera në këte komunikatë./radiogjakova/










