Punimet, Blloku i ri pa energji elektrike
Gjatë ditës së enjte për një kohë relativisht të gjatë, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike nga dalja Elektomotorri-Deva në Gjakovë, e cila si pasojë ka pas mungesën e rrymës për mbi 3 orë në një pjesë të madhe të Bllokut të Ri, duke përfshirë këtu edhe Spitalin Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë.
Si jemi informuar në distriktin e distribucionit të KEDS-it në Gjakovë, deri tek kjo ndërprerje ka ardhur si rrjedhojë e zhvendosjes së rrjetit nëntokësor elektrikë në pjesën e qytetit ku është duke u ndërtuar rreth-rrotullimi në dalje të rrugës transite për në Prizren, për çka është e domosdoshme ndërprerja e përkohshme e furnizimit me energji elektrike të një pjese të qytetit në Gjakovë./radiogjakova/










