.
Published On: Thu, Dec 25th, 2014

Fishekzjarret, apelohet për kujdes të shtuar

Share This
Tags

gjakova-festa1Tashmë kur kemi mbërritur në zemër të festave të fundvitit, padyshim që fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike janë elementi mbase kryesor për të festuar. Por, krahas festës, këto mjete shpesh herë dinë të shkaktojnë edhe telashe, pasi dihet mirë se numri i personave, kryesisht fëmijëve që lëndohen gjatë aktivizimit të tyre është mjaft i madh.

Për këtë, zyrtarët e Stacionit Policor të Gjakovës, ashtu sikurse çdo vit tjetër, edhe sivjet kanë apeluar për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike, si dhe përdorim në masë të caktuar të tyre. Ndërkohë, burime nga Dogana e Kosovës kanë bërë me dije se sivjet është lejuar hyrja e një sasie prej 1 mijë tonelate të mjeteve piroteknike, ndërsa deri më tani kanë hyrë rreth 765 tonelata, me vlerë rreth 1.2 milion euro.

Në krahasim me sasinë që ka hyrë në të kaluarën, sasia e sivjeme është dukshëm më e vogël. Kjo ka bërë që edhe numri i të lënduarve të vjen duke u zvogëluar çdo vit e më shumë. Kjo gjë konfirmohet edhe në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”.

Mjekët në këtë institucion thonë se vetëdijesimi i qytetarëve për përdorimin e mjeteve teknike po rritet çdo ditë e më tepër, e me këtë po zvogëlohet numri i rasteve të lëndimit. Megjithatë, sipas tyre, ata janë të gatshëm që edhe sivjet të ndërhyjnë në të gjitha rastet eventuale të lëndimeve, për të cilat luten që të jenë sa më të pakta./radiogjakova/