Shpend Ahmeti: Edhe unë mund të jem në protestë
Kryetari i Prishtinës, dhe numri dy i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti në emisionin Interaktiv ë KTV-së ka lënë mundësinë e hapur për pjesëmarrje në protestën e së shtunës në Gjakovës.
Ai ka deklaruar se të protestosh është shumë normale pas atyre deklaratave të Jabllanoviqit, pasi është ndier i fyer si qytetar i Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Ahmeti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka zgjedhur strategjinë e gabuar për ta tejkaluar këtë situatë, pasi sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve është shumë e madhe.
“Nëse Qeveria mendon se me një strategji të heshtjes do të kalohet kjo punë, ju themi se nuk do të ndodh kështu. Nga takimet me qytetarë kemi kuptuar se ata kërkojnë një veprim nga ana e Qeverisë sepse nuk duan të lënë që Jabllanoviqët të trimërohen dhe të shtojnë deklaratat e tilla”, ka thënë ai.
Numri një i kryeqytetit ka kiritikuar paraardhësin e tij, Kryeministrin e tanishëm, Isa Mustafa pasi sipas tij, Jabllanoviqi duhej të ishte shkarkuar deri më tani./radiogjakova/