Fillon pastrimi i rrugëve për të larguar kripën
Komuna e Gjakovës të dielën në mbrëmje ka filluar me pastrimin e rrugëve me ujë me presion për të eliminuar mbeturinat dhe sasinë e kripës si pasojë e reshjeve të fundit të borës.
Mbrëmë është pastruar rruga e UÇK-së me ujë me presion dhe me punëtor fshesëtar, ndërsa sot do të vazhdohet me këtë pastrim edhe në rrugët tjera të komunës së Gjakovës.
Ndërkaq, apelohet tek banorët dhe bizneset që të pastrojnë trotuaret në hyrjet e tyre në mënyrë që të kemi një pastrim të gjithëmbarshëm të rrugëve e trotuareve në komunën e Gjakovës./radiogjakova/