Nis riaktivizimi i Aeroportit të Gjakovës
Aeroporti i Gjakovës ka nisur të marrë fillet e tij për vënien në funksion. Kjo është bërë e ditur, kur Qeveria e Kosovës ka hapur konkurs për drejtor të kësaj ndërmarrje publike.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila shkruan se konkursi për drejtor të Aeroportit të Gjakovës, është edhe hapi i parë i riaktivizimit të këtij aeroporti, transmeton KP.
Përmes këtij publikimi, Kusari – Lila, ka bërë thirrje edhe për kandidatët e përgatitur që të aplikojnë për këtë vend pune.
Ky konkurs së bashku me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët mund të gjendet edhe në faqen e Qeverisë së Kosovës. Afati i konkursit është i hapur prej datës 19 janar 2015 deri më datën 18 shkurt 2015.