Rexhep Selimi: Kryeministër shkarkoje Jabllanoviqin ose shkoni në Beograd
Në kuadrin e deklarimeve të deputetëve në kuvend, deputetja e Partisë së Demokratike të Kosovës Flora Brovina ka folur kundër deklarimeve të Aleksandar Jabllanoviqit për cilësimet që ai ua ka bërë nënave të viktimave të Gjakovës të cilat ai i quajti egërsira.
Brovina kërkoi përgjegjësi për këtë deklarim dhe përkrahu protestat e qytetarëve të Kosovës kundër tij. Më i rreptë kundër Jabllanaviqit ka qenë deputeti nga Vetëvendosjes Rexhep Selimi.
Ai e ka quajtur fashist këtë ministër dhe ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij nga Qeveria, ose, siç tha ai, e gjithë Qeveria e Kosovës të shkojë në Beograd pasi si e tillë ajo asgjë s’i duhet Kosovës.