Mustafa i krahason deputetët me ministrin Jabllanoviq
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka kritikuar deputetët për fjalorin e ashpër që po përdorin në kritikat që po japin ndaj ministrit, Aleksandër Jabllanoviq. Mustafa ka thënë se atë që e ka bërë Jabllanoviq, disa deputetë po e bëjnë në Kuvend.
“Zonja deputete ju po flisni për ministrin Jabllanoviq, ndërkohë që nuk po kontrolloni vetën. Atë që e ka bërë Jabllanoviqi atje, ti dhe disa të tjerë po e bëni këtu në Kuvend.
“Do të marrë masa ndaj çdo ministri që bënë shkelje të kushtetutës së Kosovës dhe të ligjeve, ndërkohë që për deklarime verbale nuk mund të marrë masa, për to marrin masa organet e drejtësisë”, ka deklaruar Mustafa duke iu përgjigjur deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila i tha Mustafës se çka do të bëje me këtë ministër, i cili sipas saj me trup është në Kosovë, me mend në Beograd./zeri./