.
Published On: Mon, Jan 26th, 2015

Ura në Kramovik ende e pakalueshme

Share This
Tags

uraNdonëse punimet për restaurimin e urës në fshatin Kramovik kanë nisur disa muaj më parë, ato ende nuk kanë përfunduar dhe ura ende nuk është e kalueshme.

Megjithatë, përkundër kësaj automjetet tashmë kanë filluar të kalojnë mbi të dhe kështu edhe ta rrezikojnë veten por edhe ta rrezikojnë dëmtimin e mëtejmë të urës.

Pas marrjes së informacionit për fillimin e qarkullimit mbi urë, zyrtarët komunal të Gjakovës kanë kontaktuar me ata të ministrisë së Infrastrukturës, nga të cilët kanë kuptuar se ura nuk është e kalueshme dhe qarkullimi mbi të paraqet rrezik.

Zyrtarët komunal kanë apeluar tek qytetarët e Gjakovës të mos e përdorin urën e dëmtuar për qarkullim por këtë gjë ta bëjnë përmes urës provizore, deri në përfundimin e plotë të punimeve në rregullimin e urës.

E deri atëherë, zyrtarët e ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë të ditur se do ta bëjnë mbylljen e plotë të urës së dëmtuar./radiogjakova/