.
Published On: Wed, Feb 25th, 2015

“Kultura në Gjakovë ka pasur një zbehje pasluftës”

Share This
Tags

seminari-italianet-culture-for-allNë Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” është mbajtur një ligjëratë nga organizata “Culture for all” me pjesëmarrësit Alessandro Remondelli, ekspert i lartë në menaxhimin kulturor dhe burimet njerëzore, dhe Gianfranco Imer, ekspert i lartë në industrinë kulturore, ligjet dhe institucionet.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme kulturore dhe artistë të zhanreve të ndryshme, të cilët bashkërisht me ekspertët italian diskutuan mbi të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e kulturës gjakovare.

Duke e përmendur një të kaluar të lavdishme në këtë sferë, pjesëmarrësit në këtë seminar bashkërisht u dakorduan se vitet e fundit, veçanërisht në vitet e pasluftës, kultura në Gjakovë ka pasur një zbehje e madje në raste të caktuara ka shkuar deri në degradim total.

Nga ekspertë italian është thënë se rivënia e kulturës gjakovare në vijë të drejtë dhe rikthimi i namit të dikurshëm, mund të bëhet vetëm duke u mbështetur në vlerat kulturore dhe në vlerat njerëzore, gjë që nënkupton prodhimin e vlerave dhe atë vetëm nga njerëz me vlera. Sipas këtyre ekspertëve, për një kulturë më të zhvilluar, gjithashtu nevojitet edhe puna ekipore, ose në raste tjera mbështetja ekipore për punën e ndonjë individi të suksesshëm./radiogjakova/