.
Published On: Tue, Mar 10th, 2015

Aksidentohet një person me mjete piroteknike

Share This
Tags

isa-grezda-spitalNjësitet policore në Gjakovë kanë bërë me dije se gjatë ditës së hënë, një person është aksidentuar derisa ishte duke ndezur një mjet piroteknik.

Ai ishte lënduar pasi mjeti i kishte shpërthyer në dorë. “Pas ofrimit të ndihmës se parë, sipas raportit të mjekut, viktimës i është amputuar gishti i mesëm i dorës”, thuhet në raportin e Policisë. Pas marrjes se ndihmës mjekësore, viktima është liruar në shtëpi, ndërsa rasti është nën hetime./radiogjakova/