.
Published On: Wed, Mar 25th, 2015

Ndërprehen punimet në Urën e Rakovinës

Share This
Tags

uraJanë ndërprerë përsëri punimet për rregullimin e urës së Rakovinës, prandaj kjo urë vazhdon të mbetet e bllokuar, dhe e pakalueshme. Gjithçka dukej se po shkonte drejtë rregullimit dhe lëshimit të urës kur ministria e Infrastrukturës pati ndarë 200 mijë euro, ndërsa tenderin për meremetimin e saj e pati fituar kompania “Arda Rei”.

Zyrtarë të kësaj kompanie patën deklaruar për mediat, në tetor të vitit të kaluar, se pjesa më e madhe e punës ishte përfunduar dhe kishin mbetur vetëm disa detaje deri në lëshimin përfundimtar të urës. Madje, ata e patën caktuar edhe festën e 28 nëntorit të vitit të kaluar si datë për inaugurimin e urës së rinovuar. Por, nga 28 nëntori kanë kaluar 5 muaj dhe ura po vazhdon të mbetet e bllokuar.

Ndërkohë, në komunë thonë se kjo çështje i takon nivelit qendror, konkretisht ministrisë së Infrastrukturës. Komunarët thonë se deri më tani kanë bërë disa kërkesa që ky problem të zgjidhet dhe kanë marrë premtime për një gjë të tillë, prandaj edhe ata sikurse qytetarët janë në pritje të lëvizjeve nga niveli qendror./radiogjakova/