.
Published On: Tue, May 5th, 2015

“Intertex” eksporton mbulesat e para të prodhuara në Gjakovë

Share This
Tags

Intertex 2Fabrika “Intertex” e hapur muaj më parë, ka eksportuar kontigjentin e parë të mbulojave për makina të prodhura në Gjakovë. Ky kontigjent që përbëhet prej 2 mijë e 500 copë mbuloja, fillimisht do të dërgohet në Slloveni, në pikën grumbulluese e pastaj në Suedi, në qendrën e kompanisë “Trox”, kompani e cila edhe është invesititori i fabrikës në Gjakovë.

E me këtë rast, fabrikën e ka vizituar edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari–Lila, e cila ka thënë se ky është një hap i shumë pritur në komunën tonë.

Nga ana tjetër, Ardita Rizvanolli, menaxhere në “Intertex” ka thënë se aktualisht linja është duke funksionuar me 20 punëtorë, numër ky që pritet të dyfishohet në muajin qershor.

Sipas saj, prej qershorit, do të dyfishohet edhe sasia e mbulesave të prodhuara, ndërkohë që do të fillojë edhe linja tjetër e prodhimit, konkretisht ajo e prodhimit të rrobeve ushtarake për ushtrinë amerikane./radiogjakova/