.
Published On: Wed, May 6th, 2015

“Epopeja e Çabratit”, 16-vjetori kujtohet me aktivitete të shumta

Share This
Tags

uck-lufta-beteja-veteranetNë Gjakovë do të shënohet 16-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, të vetmes betejë të zhvilluar në një zonë urbane gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me këtë rast, Këshilli Organizativ i Brigadës “137 Gjakova”, ka paraparë organizimin e një sërë aktivitetesh, përmes së cilave do të nderohet lufta e shejtë e UÇK-së dhe të gjithë dëshmorët e martirët që ranë në këtë betejë. Aktivitetet do të nisin prej orës 10:00, me homazhe pranë memorialit “Shokët e Lirisë”, për të vazhduar me homazhe para varrezave të Dëshmorëve, para varrit të komandantit të Brigadës “137 Gjakova”, Avdullah Bablija dhe para varreve të martirëve në Çabrat.

Në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, do të jepet premiera e shfaqjes “Beteja e pambaruar”, shfaqje kjo kushtuar invalidëve të luftës së UÇK-së.