.
Published On: Wed, May 6th, 2015

Aksioni i policisë, konfiskohen mbi 90 mijë pije energjike

Share This
Tags

policia-Pas një informate të ardhur nga patrullat e vijës së gjelbërt, zyrtarët e Drejtorise Rajonale te Policise Kufitare-Përëndim në Gjakovë kanë zbuluar një depo me pije energjike të cilat dyshohet të janë të  kontrabanduara nga shtetet fqinje ndërkohë që për destinacion e kishin tregun vendorë.

Si bëhët e ditur, malli i kontrabanduar është gjetur në dy lokacione në fshatin Ponoshec, në afërsi të brezit kufitar me Republikën e Shqiperisë te fshehura në një ferme të pulave. Me këte rast janë konfiskuar 91 mijë e 176 copë kanaçe me pije energjike, si dhe pije freskuese, përkatësisht “Fanta”, “Coca-cola”,”Lemon soda” etj., në sasi prej 8 mijë e 568 copë.

Pos kësaj, në këte depo janë gjetur edhe mjete piroteknike në vlerë rreth 9 mijë e 200 euro. Malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe rasti i kompletuar i është dorëzuar autoriteteve doganore për veprime të mëtutjeshme./radiogjakova/