Për herë të dytë tenderi për strehimore të qenve
Mos interesimi i kompanive për të menaxhuar me strehimoren e kafshëve endacake, konkretisht të qenve dhe maceve, po bën që komuna e Gjakovës ende të mos arrijë ta zgjidhë problemin me qentë endacak, numri i të cilëve vazhdimisht po rritet nëpër rrugët e Gjakovës e bashkë me këtë po rritet edhe rreziku prej tyre. Sipas zëdhënëses së komunës Abetare Domi, tenderi i parë për këtë strehimore ka dështuar për mungesë të ofertuesve, ndërsa tash, komuna ka hapur edhe tenderin e dytë.
Sipas saj, lajm i mirë në këtë drejtim është edhe rregullorja për mbajtjen e qenve dhe maceve nëpër ambientet private, rregullore e cila tashmë është miratuar nga Asambleja dhe shumë shpejtë pritet të vihet në funksion.
Ndryshe, qentë endacak tash e sa kohë janë kthyer në shqetësim serioz për qytetarët e Gjakovës, pasi prezenca e këtyre kafshëve është e madhe pothuajse në të gjitha rrugët e rrugicat e qytetit.










