.
Published On: Thu, Jun 4th, 2015

Testi i Maturës me 6 Qershor

Share This
Tags

shkolla-gjimnaziOrganizatorët e Testit të Maturës që janë Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit janë duke punuar intenzivisht për organizimin sa më të mirë të këtij testi, dita e parë e të cilit është caktuar të jetë e shtuna e ardhshme, me datë 6 Qershor.

Sipas organizatorëve, në krahasim me vitet paraprake, testi i sivjem do të ketë disa ndryshime organizative, në menyrë që të ketë lehtësi për nxënësit si dhe të eleminohen keqpërdorimet e mundshme.

Testi i sivjem do të organiozohet nëpër ambiente të mbyllura, madje, nëpër klasa do të lejohen vetëm 15 nxënës, ndërsa edhe monitorimi do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara. Në gjithsej 250 qendra të testimit, kryetarët e të cilave janë caktuar të jenë nga MASHT-i si dhe universitetet publike, për sigurimin e ambientit do të kujdeset Policia e Kosovës. Numri i administruesve, sipas të dhënave të deklaruara nga Ministria do të jetë në këtë provim 2 mijë e 500 administrues, si dhe 500 mbikëqyrës.