.
Published On: Sat, Jun 6th, 2015

2 mijë maturantë në komunën e Gjakovës sot iu nënshtruan pjesës së parë të testit kombëtar të maturës

Share This
Tags

shkolla-gjimnazi

Afro 2 mijë maturantë në komunën e Gjakovës sot  iu nënshtruan pjesës së parë të testit kombëtar të maturës. Në drejtorinë komunale të arsimit kanë bërë të ditur se procesi ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme ashtu siç edhe shpresojnë të përfundojë.

Ndryshe, në krahasim me vitet paraprake, testi i sivjetmë do të ketë disa ndryshime organizative, në mënyrë që të ketë lehtësi për nxënësit si dhe të eliminohen keqpërdorimet e mundshme.

Testi i sivjetmë po  organizohet nëpër ambiente të mbyllura, madje, nëpër klasa ku janë lejuar vetëm 15 nxënës, ndërsa edhe monitorimi po behet  ndryshe nga vitet e kaluara, pasi për sigurimin fizik po  përkujdeset policia e Kosovës.