.
Published On: Mon, Jun 8th, 2015

U botua libri më i ri i krijuesit gjakovar, Tahir Bezhani, i titulluar “Vrapimi pas së bukurës”

Share This
Tags

tahir bezhani

Ka dalur nga shtypi libri më i ri i krijuesit gjakovar, Tahir Bezhani, i titulluar “Vrapimi pas së bukurës”. Në këte libër areali i krijuesve me të cilët merret Bezhani përmes vështrimeve dhe recenzioneve, kalon nga kriuesit dhe miqtë e tij të zemrës, deri tek krijueset e reja që ia kanë mësyer lëmisë së poezisë jo vetëm në Gjakovë.

Duke u përfshirë natyrshëm në rrjedhat e gjykimit dhe vlerësimit, autori Bezhani reflekton si një kritik stimulus dhe zbulues i hollë i zhvillimeve letrare që në zanalfilën e tyre, duke ju shmangur subjektivizmit, vlerësimeve të pamerituara dhe përcaktimeve absolute që qojnë në gjykime të gabuara.

Libri me titull “Vrapimi pas së bukurës”, të autorit Tahir Bezhani është botuar nga Klubi i Letrarëve “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.