.
Published On: Wed, Jun 10th, 2015

Orari i ri i punës për lokalet hoteliere, ankohen pronaret e kafiterive

Share This
Tags

pazari

Ka disa ditë që ka filluar të zbatohet orari i ri i punës për lokalet hoteliere në komunën e Gjakovës e bashkë me të edhe rregullorja për zhurmat, e cila rregullon orarin e muzikës nëpër lokale. Me një vendim të Kuvendit Komunal, të gjitha këto lokale obligohet që aktivitetin muzikor, ta ndërpresin në orën 23, në menyrë që në qytet të mbizotrojë qetësia dhe njerëzit të mos shqetësohen nga zhumrat e ndryshme.

Por, kjo gjë i ka irrituar pronarët e lokaleve hoteliere, kryesisht të PABEVE dhe Kafiterive, të cilët po ankohen se një rregullore e tillë po u shkakton dëme ekonomike të pariparueshme, e deri edhe në mbyllje të biznesit.

Ata po thonë se në vend të stimulimit për shkak të numrit të të punësuarve, komuna po e bën të kundërtën, duke i ndëshkuar ata dhe duke mbyllur kështu vende të punës. Por, në komunë janë të prerë në vendimin e tyre për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Në drejtorinë e inspeksionit kanë thënë rregullorja vlen për zonën urbane, sepse për ta primare është qetësia e qytetarëve. Sipas tyre, inspektorët do të jenë çdo natë në teren dhe të gjithë ata që nuk e zbatojnë këtë rregullore do të gjobiten.